Pse të anëtarësoheni?

 

OEGJK përpiqet që gjithmonë të sjellë informacione sa më aktuale në shërbim për anëtarët e saj, në veçanti, në lidhje me ekonominë/tregun, duke mundësuar krijimin e një komunikimi të ndërsjellë ndërmjet ndërmarrjeve e institucioneve, me të vetmin qëllim që të krijohen korporata të përbashkëta gjermano-kosovare.

OEGJK-ja ka të hapur portën për të gjitha ndërmarrjet Kosovare e Gjermane, të çfarëdo profili. Mundëson informimin e ofron sqarime në lidhje me investimet e mundshme, e në mënyre të drejtpërdrejtë sqaron gjasat e suksesit si në tregun kosovar po edhe në atë gjerman.

4 Arsye pse duhet të bëheni anëtar


  • LOBBYING

    OEGJK-ja ka një pozitë të rëndësishme në kuadër të ekonomisë së Kosovës, për arsye se, përfaqëson interesat e anëtarëve të saj, në nivel nacional e po ashtu në atë lokal. OEGJK-ja është anëtar i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në nivel qeveritar, e gjithashtu edhe anëtare në kuadër të Zyrës së Komunitetit të Biznesit në Kuvendin e Kosovës. Anëtarësia e OEGJK-së në dy organet e lartcekura, mundëson sigurim të të dhënave të drejtpërdrejta për shumë procese të rëndësishme e para së gjithash promovon interesin e kompanive anëtare.

  • NETWORKING

    Ne ofrojmë mundësi të shkëlqyera në rrjetëzimin tuaj me ndërmarrje serioze Kosovare e gjithshtu edhe bëjmë të mundur krijimin e kontakteve profesionale. Bëhuni pjesë e rrjetit tonë me mbi 100 anëtarë!

  • CAPACITY BUILDING

    Gama jonë e gjerë e workshopave, seminareve e trajnimeve specifike, në shërbim të anëtareve të Odës, ndihmonë që të rritet efikasiteti i ndërmarrjes suaj, e në veçanti ngritje profesionale e kapaciteteve.

  • Informatat dhe KNOW-HOW

    OEGJK-ja në vazhdimësi informon e këshillon ndërmarrjet anëtare. Anëtarët jo vetëm që marrin një buletin, mirëpo do të kenë qasje edhe në Video e Webinare, të krijuara në mënyre të veçantë në shërbim për anëtarët.

Dëshironi të shfrytëzoni shërbimet e një eksperti senior? 

Atëherë, ju lutemi na kontaktoni për informacione të mëtejshme.

Per plotesimin e formulareve shkarkoni dokumentet e meposhtme:

case

Formulari për Anëtarësim OEGJK

case

Formular PEP OEGJK