
Në kuadër të mëngjeseve mujore me anëtarë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizoi
takim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësueseve të Doganës së Kosovës.
Drejtori i Doganës, Bahri Berisha bashkë me ekipin e tij të përbërë nga Agron Sadiku dhe
Bajram Rexha bashkëbiseduan me kompanitë eksportuese të OEGJK-së.
Gjatë takimit u bisedua për procedurat e eksportit, si dhe lehtësirat doganore, duke përfshirë eliminimin
e dokumenteve për produktet me akcizë, përmirësimin e infrastrukturës dhe digjitalizimin e disa proceseve.
Drejtori i Doganës tha se Dogana është duke punuar në krijimin e një platforme të unisuar digjitale të quajtur ‘’Single Window’’,
e cila synon lehtësimin e mëtutjeshëm të procedurave doganore.
Nora Hasani, drejtoreshë e OEGJK dhe Fadil Hoxha anëtar bordi i OEGJK u zotuan të përkrahin krijimin
e një platforme të tillë prej të cilës do të përfitonin edhe anëtarët e odës.
Përvojat e ndara nga firmat eksportuese, të pranishme, me Doganën ishin të mira.
U inkurajua dialogu i mëtutjeshëm me Doganë dhe komunitetin e biznesit.
Në përgjithësi, sipas të dhënave doganore, eksporti në Kosovë ka shënuar trend pozitiv dhe
parashikimet për vitet e ardhshme janë po ashtu pozitive.
Në takim ishte i pranishëm edhe eksperti gjerman për zhvillim të eksportit, z. Heiner Benzing, si pjesë e programit
SES përfaqësues i të cilit është OEGJK në Kosovë. Ai theksoi se gjatë këtyre tri javëve qëndrimi ka vizituar kompani anëtare
të OEGJK dhe ka vërejtur kualitetin e lartë të produkteve të prodhuara vendore dhe potencialin e madh për të eksportuar në Gjermani.
OEGJK përkrah në vazhdimësi kompanitë anëtare që kanë synim tregun gjerman.
Për të mësuar më shumë rreth takimeve të mëngjesit të organizuara nga OEGJK si dhe për shërbimin SES, drejtohuni tek info@kdwv.org.www387.your-server.de .