Prej datës19.09. Oda Ekonomike Gjermano Kosovare ka rifilluar serinë e takimeve me anëtarë dhe ekspertë.
Gjatë #BusinessBrunch me anëtarët në Four Points by Sheraton Prishtina City u diskutua rreth temës “Pse bizneset kanë nevojë për automatizimin e procesit robotik gjatë COVID -19?”. Ligjërues ishte eksperti z. Karsten Klapp nga IBS Ingenieurbüro Dr. Klaus Schnürer GmbH. Përfaqësuesit kompanive anëtare ndanë përvojat e tyre me ekspertin.

#BusinessBrunch @FourPoinysbySheraton janë mëngjese ekskluzive, me karakter rrjetëzues dhe këshilldhënës – vetëm për anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Për shkak të pandemisë, dhe konform rregullave për parandalimin e covid-19 numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.