
Me datë 26.04, përfaqësues nga OEGJK mbajtën takimin virtual me shoqatën për TIK Regina e.V. nga Aachen, Gjermani.
Gjatë takimit shoqata është njoftuar për sektorin e TIK n ë Kosovë si dhe për shërbimet të cilat ky sektor i ofron.
I gjithë qëllimi i takimit ishte që të ofrohet mundësia që kompanitë gjermane mund të shohin Kosovën si vend të mundësive, për të outsource projektet/shërbimet e tyre në Kosovë.
Regina e.V. do të publikojë në buletinin e tyre një artikull për sektorin e TIK në Kosovë. OEGJK dhe shoqata gjermane e IT në Aachen janë dakorduar të organizojnë një event të përbashkët.