Që nga viti 2017, OEGJK është pjesë e grupit punues rajonal për Evropën Juglindore (Länderkreistreffen SOE). Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare merr rregullisht pjesë dhe raporton për Kosovën. Grupi rajonal punues për Evropën Jug-Lindore (Länderkreistreffen SOE) organizohet nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane/ Ostausschuss-Osteuropa Verein, ku pjesëmarrës janë Drejtorët e Rrjetit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane dhe përfaqësues të Ministrisë Federale të Ekonomisë. Takimi i fundit u mbajt më 26.3.2021.