OEGJK në takim me Zyren e BE-së
Me datën 08.09.2021 është mbajtur takimi konsultativ në mes të përfaqësuesve të Zyres së BE-së dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile në kuadër të Nënkomitetit të MSA-së për Ekonomi, Çështje Financiare dhe Statistika. Sytrime Dervisholli ka përfaqësuar OEGJK-në në takim ku ndër të tjera theksoi dy çështje:
1. Njoftoi të pranishmit se OEGJK ka parashtruar kërkesë te Komisioni Parlamentar për Ekonomi për nevojën e një Ligji të ri për Bankat, dhe
2. Mungesën e statistikave në disa fusha, duke përfshirë këtu statistikat për vendet e krijuara nga IHD nga Gjermania në Kosovë.