OEGJK mirëpriti Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Germany Trade and Invest z. Martin Gaber.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, OEGJK organizoi mbi 10 takime, dhe një online event, me qëllim që vizita e z. Gaber në Kosovë të jetë sa më gjithëpërfshirëse.

Në eventin me GTAI morën pjesë 48 kompani. Pjesëmarrësit u informuan rreth mundësive të bashkëpunimit me GTAI për të hapur degë/biznes në Gjermani dhe për të gjetur partnerë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, z. Gaber vizitoi kompaninë premium SPEEEX, Innovation Centre Kosovo (ICK), kompaninë premium Ventius, kompaninë premium NOVUS, përfaqësues të sektorit të ICT, investimin gjerman Heinze, ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të GIZ, shefin e KfW, Ambasadorin Gjerman Jörn Rohde dhe Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

z. Gaber informoi të gjithë ata që takoi për mundësitë që GTAI ofron për kompanitë kosovare, si dhe u njoftua nga afër me atë se çfarë ofron Kosova dhe potencialin e saj në fusha të ndryshme.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË