Oda Ekonomike Gjermano  – Kosovare ka marrë pjesë në panairin për Teknologji Informative “ CeBIT” me datën 5 – 9 mars 2013, në të cilin është prezentuar edhe Kosova si vend potencial për investime.

Panairi  “ CeBIT “  është një ndër panairet më të mëdha të sektorit të Teknologjisë Informative  që organizohet  çdo vitë në Hannover të Gjermanisë.  Pjesëmarrës nga Kosova në këtë panair sivjet kanë kanë qenë Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, IPAK,  STIKK (Shoqata e Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës) dhe kompani nga Kosova, të cilat ofrojnë shërbime për kompanitë e huaja.

Në panairin CeBIT çdo vit prezantojnë mbi 4000 kompani nga 100 shtete dhe vizitohet mesatarisht nga më shumë se 135.000 vizitorë nga 130 shtete. Shtandin e pjesëmarrësve nga Kosova e kanë vizituar shumë vizitorë ku janë prezentuar përparësitë që ofron Kosova në sektorin e Teknologjisë Informative.

Panairi e ka  vizituar edhe  Ministri Federal i Ekonomisë dhe Teknologjisë të Gjermanisë i cili u takua me  përfaqësuesit e kompanive Kosovare  të cilët njëherit  kanë pasur edhe  shumë takime të ndara  me disa kompani të këtij sektori në Gjermani . Takimet kanë qenë shumë ftryëdhënëse prandaj pritet që në të ardhmen  ato të kenë mundësi takimi me bizneset e këtij lloji në Kosovë  dhe  të   mund të nënshkruajnë kontrata bashkëpunimi me kompanitë Gjermane në sektorin Teknologjisë Informative.