OEGJK mbajti takim informues në Prizren
Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizaur nëpër komuna, e radhës ishte në Prizren më 02.06 e cila ishte në bashkëpunim me ESNAF Prizren dhe u mbajt në hapësirat e ITP. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.
Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt nga Drejtoresha Menaxhuese e Odës, znj. Nora Hasani, e cila i informoi pjesëmarrësit rreth:
- Takimeve që OEGJK ka mbajtur me Shoqata të Ndërtimtarëve në Gjermani
- Takimeve B2B në kuadër të Konferencës ” Iniciativa për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane”
- Kosovo Challenge Fund, si dhe
- Senior Expert Service