OEGJK mbajti takim informues në Pejë

 

Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizuar nëpër komuna, e radhës ishte në Pejë më 07.06. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare. 

 

Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt nga Drejtoresha Manxhuese e Odës, znj. Nora Hasani, e cila i informoi pjesëmarrësit rreth:

  • Takimeve që OEGJK ka mbajtur me Shoqata të Ndërtimtarëve në Gjermani
  • Takimeve B2B në kuadër të Konferencës “Iniciativa për gjetjen e kompanive – furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane”
  • Kosovo Challenge Fund, si dhe
  • Senior Expert Service