OEGJK –KDWV On Tour!
OEGJK mbajti takim informues në Gjakovë
Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizuar nëpër komuna, e para ishte në Gjakovë më 17.05. Këto takime patën për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.
Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës,në takim ishin Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini, dhe anëtarët e Odës që veprojnë në Gjakovë dhe rrethinë. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes anëtarëve dhe organeve lokale qeverisëse. Përveç këtyre, Drejtoresha Menaxhuese znj. Nora Hasani, i informoi të pranishmit lidhur me:
- Konferencën Western Balkans Purchasing Initiative;
- Senior Expert Service, dhe
- Kosovo Challenge Fund