OEGJK dhe Fingermarket, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

 

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare dhe Fingermarket Corporation – Kosovo Branch, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Albert Matoshi, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me Fingermarket Corporation – Kosovo Branch, tha se OEGJK është thellësisht e interesuar që të bashkëpunoj me bizneset që investojnë në vendin tonë.

“OEGJK mbetet e prkushtuar që të bashkëpunoj me të gjitha bizneset që investojnë në vendin tonë, në këtë rast edhe me Fingermarket Corporation – Kosovo Branch, një kompani e cila po sjellë risi në tregun e Republikë së Kosovës në fushën e Teknologjisë Informative”, tha z. Matoshi.

 

 

Marrëveshja, ka për qëllim ndihmesën e antarëve dhe bizneseve në proces të digjitalizimit dhe promovimit, qoftë për bashkëpunim brenda Kosovës apo bashkëpuntorët dhe investitorët në nga Gjermania.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare së bashku me kompaninë Fingermarket do të ndihmojë në nxitjen e bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë, biznesit dhe teknologjisë.

Fingermarket Corporation – Kosovo Branch për antarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mundësoj: Ofrimin e pakove të antarësimit me ofertë promocionale dhe zbritje prej 20%; Përdorimin e platformës Fingermarket.com me veglat përcjellëse; Përkrahje nga këshilltarët e biznesit gjatë procesit të regjistrimit dhe popullimit; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me pjesëmarrjen e të dyja palëve; Organizimin e leksioneve të hapura me tematika nga fushat e ekonomisë dhe teknologjisë; si dhe përkrahje tjera rreth digjitalizimit për antarët brenda pakove dhe shërbimit të cekur.

Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen, Fingermarket, i ka ndarë një mirënjohje Odës Ekonomike Gjermano Kosovare.

Fingermarket, Inc. është një kompani Amerikane me zyre qendrore në Delaware të SHBA, dhe nga janari 2016 operon edhe në Kosovë me degën e saj të parë në Prishtinë, si Fingermarket Corporation – Kosovo Branch. Fingermarket.com është një platformë që i fuqizon bizneset në zhvillimin e tyre dhe përkrah profesionistët në gjetjen e mundësive të reja. Fingermarket ka për synim të zhvillojë bizneset vendore përmes krijimit të një komuniteti lokal dhe global me interesa profesional, duke u ofruar atyre identitet dhe informim për bizneset dhe investitorët mbi sektorët e ndryshëm të industrive vendore. Fingermarket gjithashtu synon të bëjë zhvillimin e tregtisë online (e–commerce) dhe në anën tjetër të rrisë e punësimin e të rinjëve. Platforma gjithashtu u mundëson bizneseve vendore të gjejnë klientë dhe partnerë potencial, këto dhe të gjitha shërbimet tjera të përmendura ofrohen përmes antarësimit.