Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, konsideron se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian, është një e arritur e jashtëzakonshme dhe njw hap i madh nw drejtim tw ofrimit drejt aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Shikuar nga prizmi i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, kjo paraqet ecjen më të madhe të shënuar që nga pavarësimi i vendit, në ndërkohë që na obligon për përmbushje të shumë kritereve jo aq të lehta.

Kjo marrëveshje, do e përafroj vendin tonë me vlerat më të larta kualitative të produkteve, me krijimin e klimës miqësore të të bërit biznes dhe arritjes së standardeve të pranuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e gjen Kosovën në një stad të zhvillimit ekonomik modest e biznesor dhe ndërmarrësia duhet të përgatitet që të jetë konkurruese në një treg tashmë zyrtarisht të zgjeruar, me një popullsi mbi 500 milionëshe.

Gjithashtu, ajo duhet të jetë e gatshme për bashkëpunimet e mundshme, duke u sfiduar edhe me një konkurrencë e cila si barometër të ecjes tutje njeh cilësinë në produkte dhe shërbime.

Pas kësaj marrëveshjeje e sidomos pas hyrjes së saj në fuqi, vendi detyrohet të ndërmarrë reforma të theksuara në shumë fusha për të përmirësuar gjendjen, ndërsa BE është zotuar tashmë të ofrojë mundësi në përmbushjen e tyre. Kjo marrëveshje, në aspektin e mundësisë së thithjes së Investimeve të Huaja, paraqet një hap të rëndësishëm, ofron stabilitet, siguri dhe si e tillë krijon ambient për të gjeneruar mundësi të hapjes së vendeve të reja të punës.

Duke qenë se biznesi vendor nuk ka arrit të jetë në një situatë shumë të lakmueshme, kjo marrëveshje shtron nevojën që mekanizmi shtetëror të ndihmoj atë për të qenë konkurrent dhe partner i denjë me kompanitë evropiane.