Me legjislacionin e ri të punësimit, i cili  ka hyrë  në fuqi me 1  Korrik 2013 , aksesi në tregun gjerman të punës për persona nga shtete që nuk janë anëtare të BE-së, do të lehtësohet.

Rregullorja e re u lejon njerëzve të kualifikuar profesionalisht mënyra të reja të imigrimit në Gjermani. ” Në Gjermani ne kemi një kërkesë të lartë për punëtorë të kualifikuar. Emigracioni mund të jetë një kontribut për të përmbushur këtë nevojë ” tha Monika Varnhagen, Drejtoresh e Punëve të Jashtme dhe Qendrore Specialist (CAM). ” Rregullat e reja tregojnë se Gjermania ka një interes në emigracionin ” ka theksuar ajo.

Qysh në verën e vitit 2012, futja e të diplomuarve “ BLUE CARD “  nga vendet që nuk i përkasin BE-së, ka lehtësuar aksesin për punësim në Gjermani. Rregullorja e re e u mundëson  tani më  lehtë për të hyrë në tregun e punës  njerëzve të cilët kanë të paktën dy vjet trajnim profesional.

Parakusht është që shkalla e tyre profesionale të jetë  shkallë ekuivalente me profesionin e njejte gjerman dhe se profesioni është një nga profesionet mungesë në Gjermani, per te cilet me kete marreveshje te lehtesohet hyrja ne tregun gjerman.

Cilat janë ato fusha të punës, do të publikohen në www.zav.de nën “listën pozitive”.

Ndërsa për shtetasit e vendeve të BE-së me përjashtim të Bullgarisë dhe Rumanisë, vlen lëvizja e lirë e punëtorëve dhe në këtë mënyrë për ata shtetas hyrja në tregun gjerman të punës është i hapur, për shtetet e tjera per shkak të rregullores së vjetër të mundësimit – vetëm në disa raste u mundësua një leje pune.

Marrëveshja e re e  Punësimit bën një shtrëngim të rregulloreve ekzistuese dhe i përmbledh rregulloret të hollësishme për shembull për “ Au Pair ”, personel per shkëmbime brenda korporatave ndërkombëtare që operojnë ose aktiviteteve ndihmëse. Për leje të punës për personat nga vendet e treta të cilët kërkojnë një leje pune sipas marrëveshjes së re të punësimit, përgjegjës është institucioni  për ndërmjetësim të jashtëm dhe profesional (  Zentrale Auslands- und Fachvermittlung).

 

 

Një tjetër risi është hyrja e shtetit të Kroacisë në BE në muajin korrik 2013. Për shtetasit kroat për aranzhimet kalimtare vlejnë të njëjtat rregulla si për shtetasit bullgarë e rumunë me qasje në tregun gjerman të punës.