Lajme nga OEGJK

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, prezantoi rezultatet e Anketës e të bërit biznes në Kosovë, në prezencën e Kryeministrit Kurti dhe Ambasadorit Rohde.

Prishtinë, Maj 25 – Rezultatet vjetore të Anketës AHK Konjukturumfrage janë prezantuar dje në një ngjarje, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, kryetari i bordit të OEGJK-së, Besnik Beqiri dhe drejtoresha ekzekutive e OEGJK-së, Nora Hasani. Anketa e realizuar mes datave 13 Shkurt dhe 17 Mars…

Call Center, një sektor që punëson rreth 30 mijë punëtorë dhe ka ende potencial

Me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ambasadës Gjermane në Kosovë, është mbajtur sot paneli për Call Center, si mundësi dhe prespektivë për gjermanofolësit në Kosovë, në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane. Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani ka treguar për Clean Call Alliance, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të…

Sie suchen nach jungen, hochqualifizierten Nachwuchskräften und möchten sie frühzeitig für Ihre Tochterunternehmen in den Ländern des Westlichen Balkans und insbesondere Kosovo binden?

Das Stipendienprogramm der Deutschen Wirtschaft bietet Ihrem Unternehmen eine ausgezeichnete und unkomplizierte Möglichkeit, hochqualifizierte Nachwuchskräfte aus Südosteuropa für einen späteren Einsatz innerhalb Ihrer Tochtergesellschaften oder für Ihren Partner in der Region zu gewinnen.   Seit 2003 fördert das Stipendienprogramm der Deutschen Wirtschaft die Weiterbildung junger Fachkräfte aus Albanien, Bosnien und Herzegowina, Kosovo, Kroatien, Montenegro, Nordmazedonien…

Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), publikoi Studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve”.   Studimi është realizuar nga ekspertët e German Economic Team në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe REX Consulting.   Ky studim ofron propozime për reforma në përmirësimin e klimës së të bërit biznesit në Kosovë, nga këndvështrimi i bizneseve…

 

 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Odën e Jashtme Gjermane në Shkup dhe Shoqatën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka përpiluar një analizë të tregut për energjiën e ripërtërtishme me fokus në energji solare, të erës dhe hidro-energji në Kosovë. Kjo analizë i shërben komunitetit të bizneseve gjermane, për të treguar mundësitë e investimit në fushën e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Gjatë bisedave me ekspertë dhe ndërmarrës kosovarë që operojnë në këtë fushë është treguar potencial dukshëm i madh për prodhimin e energjisë me ere dhe atë solare, potencial ky që mund të fuqizohet në mënyrë që të ndihmohet në ngritjen e kapaciteve të prodhimit të energjisë elektrike në përgjithësi si dhe uljen e prodhimit të energjisë me termocentrale, përmes të cilës aktualisht furnizohet 86 % e Kosovës me energji elektrike.

Zielmarktanalyse – Erneuerbare Energien

 

 

Raporti paraqet mundësitë dhe sfidat e përdorimit të eficiencës së energjisë në ndërtesat e banimit, respektivisht sfidat e tregut për sektorin privat në sektorin e energjisë së pastër në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe potencialin që ofron ky sektor.

 

Lexo më shumë në linkun (raporit në gjuhën Angleze):

Models of reducing energy consumption in residential building

 

Në kuadër të Green and Digital Week, u publikua analiza e hartuar në bashkëpunim të OEGJK-së me Institutin Riinvest, EBRD dhe Pro Credit Bank.

 

Raporti flet për rritjen e kapaciteteve konkurruese përmes digjitalizimit të proceseve të biznesit në Kosovë dhe mënyrat se si do të duhet lehtësuar dhe avancuar politikat dhe veprimet drejt digjitalizimit të proceseve të biznesit për komunitetin e NVM-ve në Kosovë.

Për të lexuar analizën klikoni këtu (vetëm në gjuhën anglze):

Digital capacities on manufacturing sector in Kosovo

 

 

Green and Digital Week – Agjenda

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizon edicionin e parë të “Green and Digital Week” nga data 12-16 shtator 2022, në Prishtinë.

Pjesëmarrja në të gjitha eventet është pa pagesë dhe përfshin program 4-ditor, me fokus në temat e digjitalizimit të ndërmarrjeve dhe shërbimeve, si dhe potencialit të energjisë së ripërtëritshme.

Gjatë kësaj jave OEGJK do të publikojë tri studime.  

Kush mund të marrë pjesë? Anëtarë të OEGJK-së, përfaqësues të sektorit publik dhe privat.

Në eventet që do të mbahen nga 12-16 shtator 2022 –  i ftojmë që të marrin pjesë në veçanti studentët dhe anëtarët e organizatave rinore.

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar 2022

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) me përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga data 5 deri me 7 Korrik 2022 organizojnë Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar 2022.   Forumi Ekonomik do të fokusohet në fushat me potencialin më të madh për investime në Kosovë. Kemi kënaqësinë, që në…

Rekomandimet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare për Strategjinë për Energjinë 2022-2031

Rekomandimet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare për Strategjinë për Energjinë 2022-2031   Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me datë 31 Maj ka përcjellur te Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli rekomandimet për Strategjinë për Energjinë 2022-2031. OEGJK është shumë aktive në avokimin e çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë, ku në vitin 2019 me mbështetjen e GIZ-it ka…

Transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përmes Iron Consulting, në mënyrë që të bëjë identifikimin e gjendjes aktuale të transportit ndërkombëtar të mallrave në Kosovë ka bërë analizën rreth: “Transportit rrugor ndërkombëtar të mallrave” në Kosovë. Ky raport siguron informacione relevante mbi gjendjen e transportit rrugor ndërkombëtar të mallrave në Kosovë, duke përfshirë gjendjen aktuale sa i përket…

Konkurs për Koordinator/e

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka shpallur të hapur konkursin për koordinator/e.   Çka ofrojmë ne: ✓Mentorim ✓Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër tëPrishtinës ✓Sigurim shëndetësor për ty dhe familjen tënde ✓Mundësi zhvillimi personal dhe profesional   Nëse jeni të interesuar për punë tek ne, luteni ta dërgoni një letër motivuese në gjuhën shqipe dhe…

Konkurs për Zyrtar/e për Këshillim Ligjor

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka shpallur të hapur konkursin për zyrtar/e për këshillim ligjor.   Çka ofrojmë ne: ✓Mentorim ✓Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër tëPrishtinës ✓Sigurim shëndetësor për ty dhe familjen tënde ✓Mundësi zhvillimi personal dhe profesional   Nëse jeni të interesuar për punë tek ne, luteni ta dërgoni një letër motivuese në…

Konkurs për Praktikant/e

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka shpallur të hapur konkursin për praktikant/e.   Çka ofrojmë ne: ➡ Praktikë 3-6 muaj, me pagesë të rregullt mujore ➡ Mentorim ➡ Ambient atraktiv dhe modern të punës, në qendër të Prishtinës ➡ Nëse jeni student ofrojmë orar fleksibil të punës, mundësi kombinimi të orarit nga zyra dhe shtëpia ➡ Ne…

Shpallje Publike për Shprehje të Interesit

SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT   Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare fton individët/kompanitë të cilët ofrojnë konsulencë në fushën e energjisë efiçiente (me fokus në ndërtim, energjia efiçiente në ndërtesa). Pala e kontraktuar do ta përpilojë një analizë të tregut në fushën e energjisë efiçiente në Kosovë. Analiza do të shërbejë si dokument për përdorim zyrtar…

Termat e Referencës (TeR): konsulencë për mbajtjen e një seminari për planifikim strategjik për OEGJK

OEGJK është duke kërkuar konsulencë për mbajtjen e një seminari për planifikim strategjik.   Qëllimi dhe fokusi i detyrës janë të ofrojë mbështetje teknike, strategjike dhe lehtësuese për të mundësuar përditësimin e planit strategjik të OEGJK. Një aspekt kyç i konsulencës është përgatitja dhe mbajtja e një seminari dy ditor të planifikimit strategjik me bordin…

Konferenca Virtuale nga KCDF

Konferenca Virtuale nga KCDF

Përfaqësuesja nga OEGJK, ishte prezente në konferencën virtuale të organizuar nga Fondi Kosovar për Zhvillim të Karrierës me temën “Zgjidhjet e Sektorit Privat për Hendekun e Shkathtësive në Kosovë”.

Takim me Kryetarin e Komunës së Podujevës

Takim me Kryetarin e Komunës së Podujevës

Kryetari i Bordit të OEGJK-së Besnik Beqiri bashkë me Marigona Kamerollin, këshilltare për investitorët gjermanë, pritën në takim kryetarin e komunës së Podjuevës për të diskutuar rreth mundësvie të investimeve të huaja në komunën e Podujevës dhe mundësive për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes OEGJK-së dhe komunës.

Investimet gjermane në Kosovë

Investimet gjermane në Kosovë

Drejtoresha e OEGJK-së Nora Hasani, ishte pjesë e emisionit RTK Story rreth investimeve gjermane në Kosovë.
Pjesë e kësaj interviste ishte edhe anëtari ynë, Hazrolli Group si një shembull i investimeve të suksesshme në Kosovë.

Këtu mund të ndjekni emisionin e plotë.

OEGJK dhe MDA kanë arritur marrëveshje

OEGJK dhe MDA kanë arritur marrëveshje OEGJK dhe MDA kanë arritur marrëveshje e cila ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve në mbështetje të eksportit të anëtarëve (mallra dhe shërbime). OEGJK dhe MDA synojnë që të lehtësojnë procesin e Eksportit dhe Inteligjencës së Tregut të Jashtëm. Rreth këtij shërbimi OEGJK dhe MDA mbajtën një…

Publikimet e OEGJK-së në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Publikimet e OEGJK-së në Forumin Ekonomik të Zvicrës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori me vete dy  publikimet e OEGJK-së “Manuali për Investitorët e Huaj” si dhe broshura “Republic of Kosovo, Facts and Figures”, të realizuara në bashkëpunim me fondacionin gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung në Forumin Ekonomik të Zvicrës. Këto publikime permbajnë informacione mbi Kosovën…

OEGJK në takim me Zyren e BE-së

OEGJK në takim me Zyren e BE-së Me datën 08.09.2021 është mbajtur takimi konsultativ në mes të përfaqësuesve të Zyres së BE-së dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile në kuadër të Nënkomitetit të MSA-së për Ekonomi, Çështje Financiare dhe Statistika. Sytrime Dervisholli ka përfaqësuar OEGJK-në në takim ku ndër të tjera theksoi…

Panairi i 10-të Tradicional ESNAF, Prizren

Panairi i 10-të Tradicional ESNAF, Prizren

Znj. Hasani ishte pjesëmarrëse në panairin e 10-të tradicional që shoqatës ESNAF, ku pati rastin të shihte nga afër produktet që kompanitë e asaj zone kishin ekspozuar në panair.

Invest in Prizren

Invest in Prizren

Znj. Hasani ishte pjesëmarrëse në panelin e ‘Invest in Prizren’, në të cilën theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë si dhe theksoi sfidat të cilat duhet të adresohen në mënyrë që të tejkalohen pengesat për investime në Kosovë.

Takim me Shoqatën e IT-së, Regina e.V. në Gjermani

Takim me Shoqatën e IT-së, Regina e.V. në Gjermani OEGJK ka mbajtur një seri takimesh me shoqatën e IT-së në Gjermani, Regina e.V. Përmes takimeve është vendosur që të mbahet një event i përbashkët në mes shoqatës gjermane dhe klubit të IT-së anëtare të OEGJK-së në tetor 2021. Qëllimi i takimit dhe eventit është të…

Që nga shtatori, OEGJK fillon takimet me partnerë

Që nga shtatori, OEGJK fillon takimet me partnerë Me datën 01.09.2021 OEGJK ka filluar serinë e takimeve me donatorët ku janë zhvilluar takime me përfaqësues të ERBD dhe të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe eksplorimi i mundësive për projekte të përbashkëta, dhe mbledhjes së informacioneve për qasje më të…

Takimi me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav Lajčák.

Përfaqësuesja e OEGJK-së Sytrime Dervisholli, mori pjesë në takim me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav Lajčák.

Ky takim ishte vetëm takimi i parë me komunitetin e biznesit në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua potenciali dhe ndikimi pozitiv i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.

Event Informues i përbashkët në mes OEGJK-së dhe GET(German Economic Team)

OEGJK ka mbajtur nje takim me Berlin Economics, të cilët përmes German Economic Team me kërkesë të Ministrisë Federale për Economi dhe Energji do ta këshillojnë Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Në këtë event të përbashkët të OEGJK me GET u diskutu lidhur me reformat…

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me FIEK

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me FIEK. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me Fakultetin e Inxhinierikë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK). Përmes memorandumit, OEGJK do të ofrojë këshilla profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe do të ofrohet mundësia e praktikave profesionale për studentët e FIEK-ut tek bizneset…

Anëtarët për Anëtarët

Anëtarët për Anëtarët

Artmotion ofron zbritje për anëtarët e OEGJK-së deri në 10% në të gjitha shërbimet që kompania Artmotion ofron.

Për më shumë rreth ofertës mund të kontaktoni në bizneset@artmotion.net ose Valon Gagica në 045 526 500.

Tryeza e diskutimit nga ATK

Tryeza e diskutimit nga ATK
Përfaqësuesja nga OEGJK, Sytrime Dervisholli ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga ATK me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave: 1.1, 1.2, 1.3 të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, tek të cilat ATK ka përgjegjësi të implementimit. Takimi u mbajt me datë 09.08.2021.

Transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave

Transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave Si vazhdimësi e grupeve punuese që OEGJK është duke organizuar për transportin rrugor të mallrave, përpilimi i një raporti të detajuar është shumë i nevojshëm. Prandaj, OEGJK ka nënshkuar një kontratë me kompaninë Iron Consulting, e cila do të jetë përgjegjëse për të përgatitur raportin, i cili pritet të përfundojë…

Takimi i dytë me Shoqatat e IT-së  

Takimi i dytë me Shoqatat e IT-së

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes OEGJK-së dhe shoqatave të IT-së në Gjermani.
Posaqërisht, u diskutua mundësia e lidhjes së kompanive gjermane të fushës së IT-së me kompanitë kosovare në sektorin e IT-së.

Takim me Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Prizrenit.

Takim me Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Prizrenit.

Përfaqësueset nga OEGJK u takuan me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Prizrenit.
Qëllimi i takimit ishte të njoftohet kjo drejtori me punët që OEGJK zhvillon si dhe për të shikuar mundësitë për bashkëpunim.

Kompletohet Bordit i Zyrës së Rregullatorit për Energji

Kompletohet Bordit i Zyrës së Rregullatorit për Energji Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 2 gusht 2021, ka zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Me mandat pesëvjeçar, kryesues i bordit është zgjedhur z. Ymer Fejzullahu dhe anëtarë z. Gani Buçaj dhe znj. Lutfie Dervishi. Me këtë zgjedhje,…

Takimi me BERZH

Takimi me BERZH Përfaqësues nga OEGJK ishin të pranishëm në takimin e organizuar me BERZH. Gjatë takimit, drejtori i BERZH tregoi më shumë për strategjinë që janë duke  përgatitur për Kosovën për 5 vitet e ardhshme, e cila do të fokusohet në 7 shtylla: Përfshirje Energjia e pastër Qeverisje e mirë Integrim rajonal Konkurrueshmëria Qëndrueshmëria,…

Forumi i Solareve të Kosovës

Forumi i Solareve të Kosovës Forumi i Solareve të Kosovës është organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Qëllimi i forumit ishte promovimi i tregut të prosumatorëve dhe prodhuesve për vetë-konsum të projekteve të vogla të energjisë solare në Kosovë, prezantimin e uebfaqes…

Potenciali i BRE-ve të vogla në aspektin e tranzicionit energjetik në Kosovë

Potenciali i BRE-ve të vogla në aspektin e tranzicionit energjetik në Kosovë OEGJK së bashku me GET – Green Energy Technologies kanë publikuar raportin rreth Potencialit të Burimeve të Ripërtëritshme të Vogla të Energjisë në aspektin e tranzicionit energjetik në Kosovë. Ky raport ka të bëj me tranzicionin energjetik në Kosovë që ka për qëllim…

Vizitë tek kompania Lirimi Group

Vizitë tek kompanitë anëtare

Përfaqësueset e OEGJK-së vizituan kompaninë anëtare Lirimi Group.

Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër procesin e punës në këtë kompani dhe për të ofruar mundësitë e reja të bashkëpunimit me tregun Gjerman.

Vizitë tek kompania Al stone

Vizitë tek kompanitë vendore

Përfaqësueset e OEGJK-së vizituan kompaninë Al stone për të mësuar më tej rreth fabrikës si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Kompania “ALSTONE”, është e specializuar në projektim,ndërtim dhe prodhim të elementeve dhe shtëpive të parafabrikuara nga betoni dhe ndodhet në Rahovec

Dëgjimi publik rreth mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

Dëgjimi publik rreth mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

Përfaqësuesja e OEGJK-së Sytrime Dervisholli, ishte pjesë e dëgjimit publik të organizuar nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në këtë dëgjim u diskutua nevoja për të bërë ndryshime në këtë ligj, në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi ekonomik i vendit.

Për më shumë.

Seminari 3 ditor me bursistët e Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo

Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së Nora Hasani, ishte e ftuar në seminarin tre ditor me bursistët e KAS Kosovo. Gjatë seminarit u diskutuan tema interesante rreth Bashkimit Evropian, ku pjesë e diskutimeve së bashku me znj.Hasani  ishin edhe zv. Presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, dhe profesoresha e Universitetit të Prishtinë Jehona Lushaku Sadriu.

Melita&Partners fitojnë ‘Çmimi i Barazisë’

Melita&Partners fitojnë ‘Çmimi i Barazisë’

Anëtari i OEGJK-së Melita&Partners fituan ‘Çmimi i Barazisë’ në kuadër të projektit ‘Rritja e Qasjes së Grave në Punësim’ I financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.

Të enjteve në 13:00! Platforma DOKU

Të enjteve në 13:00! Si çdo të enjte, OEGJK bën prezatim të platformave që kanë për qëllim lehtësimin e të bërit biznes/. Me date 15.07 u mbajt prezantimi i platformës DOKU. Kjo platformë ndihmon bizneset të jenë sa më afër klientit. Shërbimet që platforma Doku i ofron janë: Promovimi në platformë Promovimi në rrjete sociale…

Emisioni ‘ Procesi i Berlinit – sa po bashkëpunon rajoni?’

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bashkë me Fondacionin Konrad-Adenauer-Stiftung dhe emisionin “Rubikon” të Klan Kosova  filluan bashkëpunimin me qëllim që përmes disa emisionevetë trajtohentemat që janë me rëndësi, në kontekstin e marrëdhënieve ekonomike gjermano-kosovare.

Emisioni i parë u mbajt më 29.06 me temën Procesi i Berlinit – sa po bashkëpunon rajoni?

Këtu mund të shikoni emisionin e plotë.

Samiti i Ballkanit Perëndimor

Procesi i Berlinit filloi në 2014 me iniciativën e Qeverisë Federale. Që nga viti 2014, Procesi i Berlinit ka synuar të përmirësojë dhe intensifikojë integrimin rajonal. Është krijuar për të ndihmuar në përshpejtimin e përafrimit të të gjithë rajonit me BE. Këtë vit është ftuar Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së Nora Hasani,  nga Aspen Institute Gjermani, Shoqata…

Takimi i grupit punues për transportin ndërkombëtar rrugor

Me datë 08.07. u mbajt takimi i parë i grupit punues për transportin ndërkombëtar rrugor ku pjesëmarrës ishin anëtarë të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të transportit rrugor të mallrave; sfidat që përcjellin këtë sektor dhe mundësitë për avancimin e këtij sektori.

Takim me Deputetin e Parlamentit të Hamburgut

Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK është takuar me deputetin e parlamentit të Hamburgut nga partia SPD në Komisionin Rinia dhe Europa, zëdhënës për Europën Juglindore, Sami Musa.

Gjatë takimit u diskutua rreth ekonomisë në Kosovë dhe atë që Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ofron për bizneset në Kosovë dhe Gjermani.

Takim me përfaqësues të Parlamentit të Hamburgut 

Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së Nora Hasani, mbajti një takim informues me përfaqësuesin e partisë gjermane CDU, ne Parlamentin e Hamburgut z. David Erklap.

Gjatë takimit u diskutua për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe misionin e saj, dhe bashkëpunimin ekonomik gjermano-kosovar.

Grupi punues për Tatime

Grupi punues për Tatime

Të enjten me 14.07 u mbajt takimi i dytë i grupit punues për Tatime i organizuar nga OEGJK.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i propozimeve të dhëna nga kompanitë anëtare lidhur me politikat tatimore

Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë

Përfaqësuesja nga OEGJK Sytrime Dervisholli, mori pjesë në Konventë me shtand numër 87. Gjatë Konventës, znj. Dervisholli shpalosi punën e OEGJK-së dhe punimet e bëra si dhe mundësitë që Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ofron për bizneset e diasporës në Kosovë.

Prezantimi i të gjeturave të anketës së Odave Ekonomike Gjermane.

Prezantimi i të gjeturave të anketës së Odave Ekonomike Gjermane. Rezultatet e anketës, që zhvillohet në 16 shtete të Evropës së Mesme dhe Lindore në duke përfshirë edhe Kosovën, u prezantua para zëvëndësambasadorit gjerman Jan-Axel Voss dhe Ministres së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. Sipas anketës 42% e kompanive presin përmirësim të situatës në…

Kuvendi i 10. i Anëtarëve të OEGJK-së

Kuvendi i 10. i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare     OEGJK mbajti kuvendin e 10. Zgjedhor të anëtarëve të bordit me datë 07,07,2021.     Kryetar i Bordit me mandat dy vjeçar, sikur e parasheh edhe statuti, nëpërmes votimit të fshehur, është zgjedhur Besnik Beqiri pronar i Kerasan.   Anëtarë tjerë të bordit të OEGJK-së, përmes…

Komunikatë ‘Anketa e Odave Ekonomike Gjermane’

Me datë 1 korrik 2021 do të prezantohen rezultatet e anketimit vjetor të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) për klimën e biznesit dhe investimeve në Kosovë Gjatë prezantimit të rezultateve do të shpalosen më shumë detaje rreth këtyre pikave dhe më gjerë: Situata ekonomike dhe pritjet e bizneseve Punësimi dhe investimet Kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19…

Të enjteve në 13! Platforma ‘Inteligjenca Tregtare e Kosovës (ITK)’

OEGJK në bashkëpunim me KosovoData prezantuan platformën e Inteligjencës Tregtare të Kosovës (ITK). ITK është një platformë pioniere në vizualizimin e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare, e cila zbulon më shumë se 5 vite të rrjedhës tregtare të Kosovës me më shumë se 220 shtete dhe 4,000+ produkte, të përbëra nga 1.4 milion pika të…

Të Enjteve në 13! Platforma ‘mDigitalAccounting

Çdo të enjte, në orën 13 prezantojmë platforma që ua lehtësojnë mënyrën e të bërit biznes kompanive anëtare. Më 10.06 Melita&Partners mbajtën takim informues për Kontabilitet Digjital dhe të prezantuan platformën ‘mDigitalAccounting’. mDigitalAccounting – është platformë moderne e kontabilitetit virtual e bazuar në teknologjitë më të avancuara të kontabilitetit dhe bashkëpunimit në cloud që lidhin pronarët…

Të enjteve në 13! ‘Automatizo proceset dhe transformo kompaninë për t’u digjitalizuar’

OEGJK në bashkëpunim me Cacttus, prezantuan platforma CRM dhe diskutuan për temën ‘Automatizo proceset dhe transformo kompaninë për t’u digjitalizuar’. Gjatë takimit u diskutua rreth: Si të menaxhojmë proceset e brendshme të kompanisë? Si të kërkojmë për një ditë pushimi? Si t’i organizoj të dhënat dhe dosjet e punëtorëve? Si të zvogëloj kohën që kompanisë…

Të enjteve në 13! Platforma ‘Organisation Health Check’

Për një biznes të qëndrueshem, është me rëndësi shëndeti i organizatës. Mënyra e të bërit biznes, po ndryshon me zhvillimet në globalizim, teknologji, rregullore dhe demografi. Këta faktorë do të ndikojnë në formën sesi do të punojmë në të ardhmen. Sot, në punë për herë të parë janë katër gjenerata, dhe mënyra e tyre e…

Të enjteve në 13!  Platforma ‘DyGur’

Të enjteve në 13!  OEGJK bashkë me Platformën ‘DyGur’ mbajtën event informues me temën ‘Si të informoheni për tender dhe grante? Prezentim i platformës”. ‘DyGur’ është një platformë softuerike e cila ofron shërbime për bizneset, kryesisht me synim të një informimi të saktë mbi tregun në Kosovë. Ky event ka për qëllim prezantimin e shërbimeve si: Njoftime për Tender DyGur cdo ditë monitoron…

OEGJK – KDWV On Tour! – Podujevë

OEGJK mbajti takim informues në Podujevë Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizaur nëpër komuna, e radhës ishte në Podujevë më 09.05. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.    Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt nga…

OEGJK – KDWV On Tour! – Ferizaj

OEGJK mbajti takim informues në Ferizaj Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizaur nëpër komuna, e radhës ishte në Ferizaj më 08.06. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.    Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt nga…

OEGJK – KDWV On Tour! – Pejë

OEGJK mbajti takim informues në Pejë   Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizuar nëpër komuna, e radhës ishte në Pejë më 07.06. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.    Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt…

OEGJK – KDWV On Tour! – Vushtrri

OEGJK mbajti takim informues në Vushtrri Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizaur nëpër komuna, e radhës ishte në Vushtrri më 04.06. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.    Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt nga…

OEGJK – KDWV On Tour! – Prizren

OEGJK mbajti takim informues në Prizren Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizaur nëpër komuna, e radhës ishte në Prizren më 02.06 e cila ishte në bashkëpunim me ESNAF Prizren dhe u mbajt në hapësirat e ITP. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.   …

OEGJK-KDWV On Tour!  – Prishtinë

OEGJK mbajti takim informues në Prishtinë Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizaur nëpër komuna, e radhës ishte në Prishtinë më 26.05. Këto takime kishin për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.    Në takim ishin përfaqësues të bizneseve kosovare të fushave të ndryshme. Takimi u mbajt nga…

OEGJK – KDWV On Tour! – Gjakovë

OEGJK –KDWV On Tour!  OEGJK mbajti takim informues në Gjakovë   Në saje të takimeve informuese që OEGJK ka organizuar nëpër komuna, e para ishte në Gjakovë më 17.05. Këto takime patën për qëllim informimin rreth mundësive që OEGJK është duke iu ofruar bizneseve kosovare.    Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës,në takim ishin Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini, dhe anëtarët e Odës që…

OEGJK në PODUJEVË, Takim informues për takimet B2B dhe mundësitë për eksport

OEGJK në PODUJEVË, Takim informues për takimet B2B dhe mundësitë për eksport     Për të informuar rreth mundësive për pjesëmarrje në takime B2B me kompani gjermane, dhe mundësitë për eksport, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë takimin e radhës në Podujevë. Ky takim është i natyrës informuese rreth mundësive që OEGJK është duke iu…

 OEGJK në FERIZAJ, Takim informues për takimet B2B dhe mundësitë për eksport

 OEGJK në FERIZAJ, Takim informues për takimet B2B dhe mundësitë për eksport     Për të informuar rreth mundësive për pjesëmarrje në takime B2B me kompani gjermane, dhe mundësitë për eksport, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë takimin e radhës në Ferizaj. Ky takim është i natyrës informuese rreth mundësive që OEGJK është duke iu…

 OEGJK në PEJË, Takim informues për takimet B2B dhe mundësitë për eksport

 OEGJK në PEJË, Takim informues për takimet B2B dhe mundësitë për eksport     Për të informuar rreth mundësive për pjesëmarrje në takime B2B me kompani gjermane, dhe mundësitë për eksport, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë takimin e radhës në Pejë. Ky takim është i natyrës informuese rreth mundësive që OEGJK është duke iu…

Konkurs për Praktikant/e

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka shpallur të hapur konkursin për praktikant/e.   Çka ofrojmë ne: ✓ Praktikë 3-6 muaj, me pagesë të rregullt mujore ✓ Mentorim ✓ Ambient atraktiv dhe modern të punës, në qendër të Prishtinës ✓ Orar fleksibil i punës, mundësi kombinimi të orarit nga zyra dhe shtëpia, në veçanti për studentët, meqë balanci ndërmjet…

Ndikimi i COVID-19 në Tregun e Punës: Një Analizë e Sektorit Privat në Kosovë

Ky studim pasqyron efektin e COVID-19 në bizneset kosovare konkretisht sektorin privat, duke marrë parasysh realitetin e tyre para pandemisë, gjatë pandemisë dhe pritjet e tyre për të ardhmen e afërt mbi treguesit thelbësorë. Në kuadër të këtij studimi janë pyetur 1378 ndërmarrje prej 20 sektorëve të ndryshëm në 7 regjione të Kosovës. Studimi është mbështetur…

Paratë e diasporës si të investohen në Kosovë?

Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani dhe Florin Kelmendi  nga  kompania  anëtare e OEGJK-së Imbus Peja (investim nga Diaspora) u intervistuan  nga Visar Krasniqi për RTK Story -paratë e diasporës si të investohen  në Kosovë?

Në këtë emision citohen dhe  studimet e OEGJK,  që janë mbështetur nga  Qeveria gjermane, respektivisht GIZ/ DIMAK:

Studimin mbi Rolin e diasporës së Kosovës në ekonominë dhe zhvillimin  social të atdheut – realizuar nga Kantar/Index Kosova

Studimi për investimet e diasporës dhe investimeve të huaja direkte nga  Gjermania – realizuar nga Deloitte

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu.

Takimi me Presidentin e Shoqatës German Mittelstand

Me datë 30.04  Drejtoresha e OEGJK-s ë, Nora Hasani  mbajti një  takim virtual me presidentin e Shoqatës German Mittelstand, z. Keck.

Drejtoresha e OEGJK-së e informojë shoqatën rreth Kosovës si vend për investime dhe për anëtarët e saj.

Gjatë bisedës u diskutuan modalitetet e  bashkëpunimit në organizimin e takimeve B2B.

OEGJK prezanton Clubin e IT-së në Gjermani

Me datë 26.04, përfaqësues nga OEGJK mbajtën takimin virtual me shoqatën për TIK Regina e.V. nga Aachen, Gjermani.   Gjatë takimit shoqata është njoftuar për sektorin e TIK n ë Kosovë si dhe për shërbimet të cilat ky sektor i ofron.   I gjithë qëllimi i takimit ishte që të ofrohet mundësia që kompanitë gjermane mund të shohin Kosovën si vend të mundësive, për të outsource  projektet/shërbimet  e tyre…

Takimi me Shoqata të Ndërtimtarisë në Gjermani

OEGJK mbajti një takime njoftuese me Shoqatën Ombrellë të Ndërtimtarisë në Gjermani dhe Shoqatën e Ndërtimtarisë së NRW për të folur rreth mundësive të kooperimit   Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit në mes kompanive gjermane dhe kosovare. Po ashtu, shoqatat janë  njoftuar me atë se çka ofron tregu kosovar…

E-commerce në Kosovë: Aspekti Ligjor

Me datë 29.04, OEGJK së bashku me antetarin e saj Vokshi and Lata organizoni nje sesion informues për e-commerce: aspekti ligjor. Eventi u mbajt në formatin hibrid, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Gjatë eventit u diskutua rreth regullativës ligjore që rregullon formën e shitjes E-commerce si dhe masat që një kompani duhet t’i ndërmarr për të operuar në këtë formë, duke përfshirë përmbajtjen e ‘Terms and conditions’. Nëse ju ka ikur ky event dhe…

Diskutimi virtual i organizuar nga Instituti GAP- “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova”

Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani bashkë me Ambasadorin Gjerman Rohde morën pjesë në diskutimin virtual  “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova”, e organizuar nga Instituti GAP. Ky raport i Institutit GAP konstaton se qytetarët e Kosovës kanë shfaqur interesim tepër të madh për viza pune. Mes viteve 2016-2020 më shumë…

“Si mund të përdoret ekspertiza e diasporës për t’i shndërruar remitencat në investime? “

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), në kuadër të projekti “Reconnect” të përkrahur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH organizoi bashkë me Telegrafin një tryezë diskutimi me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, Drejtoreshën menaxhuese të OEGJK-së Nora Hasani, dhe Investitorin nga Diaspora Fadil Hoxha   Qëllimi i këtij diskutimi…

Ambasadori Rohde viziton Kompaninë Hazrolli Group në Suharekë

Ambasadori Rohde, së bashku me Ministren e Industrisë,  Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kryetarin e Suharekës Muharremaj dhe Drejtoreshën Menaxhuese të OEGJK-së, vizituan fabrikën e dritareve “Hazrolli Group” në Suharekë.

Hazrolli Group është anëtar Premium i OEGJK-së dhe është një investim i madh i diasporës së Kosovës nga Gjermania.

Prodhimi filloi në shkurt 2021 dhe tashmë punëson 30 punonjës. Produkt  “Made in Kosova” eksportohet në Gjermani.

Hapet parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

Kyreministri i Kosovës z.Kurti dhe ambasadori gjerman z.Rohde, mirëpritën gjashtë kompanitë e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Kompanitë e para filluan të operojnë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre në ITP. Këto janë kompani kosovare me fushëveprime të ndryshme duke përfshirë TIK, industritë krijuese dhe kulturore, automatizimin industrial, arsimin profesional…

OEGJK fton kompanitë kosovare të marrin pjesë në takime B2B me kompani gjermane

OEGJK fton kompanitë kosovare të marrin pjesë në takime B2B me kompani gjermane   Nën kujdesin e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Republikës Federale të Gjermanisë (BMWi), do të mbahet Konferenca e shtatë “Iniciativa për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane“.   Kjo ngjarje është pjesë e projektit të…

Konkurs Pune – Ekonomist/e për Analiza Makroekonomike

OEGJK luan rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët e saj. Për të ofruar argumentim më të mirë karshi politikbërësve kosovarë, jemi duke e zgjeruar ekipën tonë, dhe jemi në kërkim të një ekonomisti, që ka përvojë në përgatitje të analizave sektoriale, rekomandimin e…

9 Vjetori i OEGJK

Të nderuar anëtarë,   OEGJK javën e kaluar ka shënuar 9 vjetorin e themelimit. Në rrethana tjera, pa pandemi, do të festonim së bashku. Urojmë që 10 vjetorin ta presim bashkë e pa maska!   Duam t’i falenderojmë të gjithë anëtarët themelues, ish-stafin dhe bashkëpunëtorët, partnerët dhe donatorët për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë.…

Studimi mbi rolin e diasporës së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe social të atdheut – realizuar nga Kantar/ Index Kosova, për OEGJK

Për të nxitur Investimet e Huaja Direkte dhe për të përdorur potencialin akoma të pashfrytëzuar të Diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të vendit – OEGJK në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, përfaqësuar nga Bashkëpunimi Gjerman GIZ, ka realizuar dy studime për t’i dalë në krah Qeverisë së Kosovës me informacione dhe rekomandime: Studimi mbi rolin e…

Studimi për investimet e diasporës dhe investimeve të huaja direkte nga Gjermania – realizuar nga Deloitte, për OEGJK

  Për të nxitur Investimet e Huaja Direkte dhe për të përdorur potencialin akoma të pashfrytëzuar të Diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të vendit – OEGJK në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, përfaqësuar nga Bashkëpunimi Gjerman GIZ, ka realizuar 2 studime për t’i dalë në krah Qeverisë së Kosovës me informacione dhe rekomandime: Studimi për investimet…

OEGJK pjesë e grupit punues rajonal për Evropën Juglindore

Që nga viti 2017, OEGJK është pjesë e grupit punues rajonal për Evropën Juglindore (Länderkreistreffen SOE). Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare merr rregullisht pjesë dhe raporton për Kosovën. Grupi rajonal punues për Evropën Jug-Lindore (Länderkreistreffen SOE) organizohet nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane/ Ostausschuss-Osteuropa Verein, ku pjesëmarrës janë Drejtorët e Rrjetit të Dhomave të Tregtisë dhe…

Rritet anëtarësia!

Në tremujorin e parë janë anëtarësuar 18 kompani të reja anëtare në OEGJK! Ju dëshiromë mirësardhje në Odë, anëtarëve më të rinj: Blue Point SHPK KOS & GER GO Beyond Nexia International SCAAK SPEEEX BSP LLC Dekra Akademie Baker Tilly Kosovo Vidasus Distillery Plastika Vier Pfoten Melita&Partners CTA SHPK Haunstetter Hof Avokate Xhevahire Klöppner Agnesatex…

Rritet interesimi për Senior Expert Service (SES)

Interesimi për angazhimin e një Eksperti Senior gjerman, është rritur për 20% në krahasim me vitin paraprak. Shërbimi i Eskpertëve të Seniorë në Bonn ka më shumë se 12 000 ekspertë në data bazë. Një ekspert i SES mund të angazohet nga 3 javë deri në 6 muaj në një kompani anëtare, me meditje prej 5…

Erhard Bühler zgjidhet president i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare me seli në Berlin

Drejtoresha Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare është takuar me Erhard Bühler, Presidentin e ri të Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare e.V. për të biseduar rreth bashkëpunimit të ardhshëm. Nga viti 2010-2011 Bühler ka qenë komandant i trupave të KFOR në Kosovë, dhe konsiderohet mik i madh i Kosovës. Zgjedhja e tij si Kryetar i Shoqatës është një…

Lansohet Regional Challenge Fund

Fondi „Regional Challenge Fund (RCF)“ synon të përmirësojë edukimin dhe aftësimin profesional dhe kështu punësueshmërinë e të diplomuarve në vendet e Ballkanit Perëndimor. RCF do të financojë projekte të zgjedhura të aftësimit profesional në mënyrë që të zhvillojë ose zgjerojë projekte ekzistuese të trajnimit bashkëpunues, me kusht që këto të kryhen nga një konsorcium i…

OEGJK rritë transparencën në menaxhim finaniciar

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies ndaj anëtarëve për shpenzimin e buxhetit, OEGJK ka automatizuar shumë procese të kontabilitetit dhe menaxhimit financiar duke implementuar sistemin QuickBooks nga Melita&Partners.