Kuvendi i Anëtarëve

 

Më 26.04. u mbajt Kuvendi i rregullt i Anëtarëve të OEGJK-së, që u kryesua nga presidenti Fadil Hoxha. Para anëtarëve u shpalos plani i punës për vitin 2017. Anëtarët u informuan lidhur me aktivitetet e odës gjatë vitit të kaluar.
Në fillim të Kuvendit mbajtën fjalime Ambasadorja Gjermane Angelika Viets, I Deleguari i Biznesit Gjerman, Patrick Martens dhe Udheheqësja e Projektit të GIZ Promovimi i Ekonomisë, Ottilie Mooshofer. Gjatë fjalimeve të tyre theksuan thellimin e bashkëpunimit me OEGJK.
Kuvendi kishte karakter solemn, meqë u shënua 5 vjetori i themelimit të OEGJK.