Kompletohet Bordit i Zyrës së Rregullatorit për Energji

Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 2 gusht 2021, ka zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Me mandat pesëvjeçar, kryesues i bordit është zgjedhur z. Ymer Fejzullahu dhe anëtarë z. Gani Buçaj dhe znj. Lutfie Dervishi.

Me këtë zgjedhje, është funksionalizuar Bordi i ZRRE-së, i cili përbëhet nga gjithsej 5 anëtarë, dhe është i gatshëm të vazhdojë të ushtrojë rolin e tij të pavarur rregullues.