
Kompania jonë anëtare Frakton për punën nga shtëpia:
“Përvoja e gjatë në punën online me klientë nga jashtë, e ka bërë më të lehtë përvetësimin e të njejtës metodologji të punës edhe në ambientet e shtëpive të stafit tonë. Në këtë mënyrë është rritur siguria për ekipën edhe njëkohësisht ka vazhduar shërbimi për klientët.
Në këtë kohë pandemie dhe ku me të drejtë kërkohet që të qëndrojmë në shtëpi, puna jep një motiv, por në të njëjtën kohë edhe një përgjegjësi sepse pavarësisht rrethanave, jeta dhe ekonomia nuk duhet të ndalet”
Çelik Nimani