
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare kërkon të identifikojë trajnerë të kualifikuar / ekspertët lokal për të kryer punëtori për kursin #ExportPromotion me 30 pjesëmarrës / në seminar, për 6 ditë pune (qershor-gusht) për tema të ndryshme.
Çdo trajner duhet të përgatisë dhe të kryejë një seminar njëditor për një temë të caktuar
Secili trajner kërkohet të përgatisë dhe përpilojë punëtori një-ditore rreth një teme specifike.
Po kërkojmë ekspertë/trajnerë në njërën ose më shumë nga fushat e mëposhtme:
1. Procedurat e eksportit në Gjermani
2. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
3. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA)
4. Politikat e tregtisë së jashtme (me fokus në Gjermani)
5. Procedurat e standardizimit dhe certifikimit: ISO 9001, ISO 27001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001 (ISO 45001).
6. Qasja në financa duke përfshirë institucionet financiare që operojnë në Kosovë, mundësi për grante, partneritete publiko-private dhe sigurime.
A jeni ekspert/ ofrues trajnimesh në njërën apo më shumë nga fushat e lartpërmendura? Na kontakto në info@kdwv.org.www387.your-server.de për të marrë më shumë informacion.
Dokumentet mund t’i shkarkoni këtu