Pse duhet të investoj në Kosovë?

 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është një institucion i pavarur, jo politik dhe jo fitimprurës dhe është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Oda jonë është një ndër odat më të mëdha të Kosovës dhe i përfaqëson interesat e firmave anëtare në këshilla të ndryshëm politik. Ne këshillojmë firma në veprimatrinë e tyre në Kosovë dhe Gjermani dhe mundohemi  ta forcojmë lidhjen ekonomike mes Gjermanisë dhe Kosovës. Motoja jonë është “ jo zhvendosje por zgjerim” me këtë ne dëshirojmë të jemi afër jush si person për këshillim dhe t’iu përkrahim në çdo aspekt.

OEGJK ofron një pako bazike të shërbimeve për investitorë potencial nga Gjermania:

  • Rezervim të hotelit në Prishtinë
  • Briefing në OEGJK për ekonominë Kosovare
  • Informata për: Themelim të firmës dhe regjistrim të biznesit në Kosovë, Informata rreth pyetjeve tatimore, hapja e llogaris, përparesitë të ashtu quajtura “Business-Park” dhe në “Access to Finace”
  • Ndërmjetsim me një partner serioz
  • Drekë e përbashkët me investitorë gjermanë në Kosovë
  • Takim me Doganën e Kosovës
  • Takim me ATK
  • Takim me KIESA (Kosovo Investment and Enterprise Support Agency)
  • Përcjellje dhe përkthim në takimet e lartcekura

Për pyetje specifike dhe organizim të takimeve, ju lutem kontaktoni zyrën tonë e cila do ta përgadisë vizitën tuaj.

Për informata shtesë: info@kdwv.org.www387.your-server.de