
Kyreministri i Kosovës z.Kurti dhe ambasadori gjerman z.Rohde, mirëpritën gjashtë kompanitë e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.
Kompanitë e para filluan të operojnë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre në ITP. Këto janë kompani kosovare me fushëveprime të ndryshme duke përfshirë TIK, industritë krijuese dhe kulturore, automatizimin industrial, arsimin profesional dhe trajnime.
ITP Prizren është një projekt gjermano-kosovar. Parku iu ofron kompanive dhe Startup-ve, institucioneve për aftësim profesional një hapësirë për hulumtim dhe inovacione. Përvec infrastrukturës, administratës gjermane të parkut, bizneseve ju ofrohen edhe shërbime këshilluese.
Informacione më të hollësishme gjeni këtu.