

Anketimi i bizneseve të Evropës Juglindore zhvillohet çdo vit nga Odat Ekonomike Gjermane (AHK) në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe paraqet në nivelin ndërkombëtar një mjet të rëndësishëm për vlerësimin e zonës ekonomike të EvropësJuglindore.
Si edhe ne dy vitet e kaluara OEGJKja menaxhon kete anketim per ekonomine kosovare.
Grupi i synuar per ta plotesuar anketimin jane bizneset kosovare dhe te huaja ne Kosove.
Anketimi mund te plotesohet deri me 02. Mars 2015 dhe permban pikat ne vijim:
- Vlerësimi i zhvillimit ekonomik
- Qarkullimi, punësimi, investimet dhe eksporti ne kete vit dhe parashikimi per vitin e ardhshem
- Vlerësimi i kualitetit të Kosovës për aktivitete ekonomike
- Kënaqshmëria me 20 faktorë ekonomike të vendit
- Krahasimi i faktorëve ekonomik në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
- A do të zgjidhni Kosovën përsëri si një vend për të investuar?
Rezultatet te anketimit do te permbledhen ne nje raport ekonomik te OEGJKse dhe perdoren si informata per investitor potencial te huaj si edhe nga organizatat nderkombetare si Ambasada Gjermane, Germany Trade and Invest, etj.
I falenderojme gjithe ndermarrjet anetare si edhe kompani tjera te cilat na mbeshtesin çdo vit ne kete projekt.