OEGJK ka mbajtur nje takim me Berlin Economics, të cilët përmes German Economic Team me kërkesë të Ministrisë Federale për Economi dhe Energji do ta këshillojnë Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Në këtë event të përbashkët të OEGJK me GET u diskutu lidhur me reformat e politikave ekonomike në Kosovë. GET prezantoi Economic Monitor për Kosovën.

Ky takim u moderua nga përfaqësuesja e OEGJK Sytrime Dervisholli. Pjesëmarrësit ishin kompani anëtare dhe ekspertë të fushave, të cilët dhanë një kontribut përmbajtësor gjatë takimit.