Drejtoresha Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare është takuar me Erhard Bühler, Presidentin e ri të Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare e.V. për të biseduar rreth bashkëpunimit të ardhshëm.
Nga viti 2010-2011 Bühler ka qenë komandant i trupave të KFOR në Kosovë, dhe konsiderohet mik i madh i Kosovës.
Zgjedhja e tij si Kryetar i Shoqatës është një hap i madh drejt përafrimit të raporteve mes Kosovës e Gjermanisë në aspektin ekonomik. OEGJK ka ofruar bashkëpunim në misionin e përbashkët të të dy organizatave.