Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Albert Matoshi, është takuar me ministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës z. Valon Murati dhe drejtorin për Investime dhe Hulumtime të Diasporës z. Naim Dedushaj.

Takimi, sipas drejtorit ekzekutiv të OEGJK-së, z. Matoshi, kishte për qëllim njoftimin e ministrisë së Diasporës, me një nga aktivitetet e radhës që OEGJK do të organizojë së shpejti me komunitetin e diasporës, për t´ju prezantuar atyre projekte më të detajuara dhe mundësitë që kanë për të investuar në Kosovë.

“Kjo do të jetë një konferencë pune, në të cilën mëtohet të ipen sa më shumë informacione të nevojshme, që do të mundësoj që bashkatdhetarët tonë të derdhin kapitalin e tyre në Kosovë. Gjithashtu, në këtë konferencë, do të jenë të ftuar edhe shumë ndërmarrës gjerman, të cilët, pos që do të njoftohen nga afër me ambientin e të bërit biznes në Kosovë, do të mund të krijojnë lidhje me partnerë të mundshëm nga Kosova“, tha thënë z. Matoshi.

Ministri i Diasporës z. Valon Murati, tha se do të mbështesin këtë organizim dhe do të ofrojnë krejt çfarë është e mundshme që para qytetarëve kosovar të diasporës por edhe mysafirëve të ftuar, të prezantohen vlerat më të mira që ka vendi.

Ai ka propozuar që në këtë konferencë, t´u jepet mundësia edhe komunave të Kosovës që të shpalosin projektet që mund të kenë, në mënyrë që investitorët potencial të njoftohen më detajisht për kapacitetet dhe kushtet që vendi ka në dispozicion.

Drejtori për Investime dhe Hulumtime të Diasporës në kuadër të Ministrisë së Diasporës z. Naim Dedushaj, tha se është shumë me rëndësi të ketë aktivitete të tilla, pasi diaspora e Kosovës përbën një kapital ekonomik e human shumë të madh e që mund të ketë ndikim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Murati, tha se me diasporën e Kosovës duhet të krijohen raporte dhe rrethana të tilla që ajo të mos shihet vetëm si një investitor i mundshëm, por edhe si një konsumator aktiv.

Në këtë takim, drejtoi i OEGJK-së z. Matoshi, ka folur edhe për rolin dhe punën e Odës, duke theksuar se është shumë pozitive që vendi të orientohet në bashkëpunime të gjëra me shtetet gjermanofolëse, në veçanti me Gjermaninë si një superfuqi botërore ekonomike.