{
    "id": 12137,
    "date": "2025-10-27T15:18:37",
    "date_gmt": "2025-10-27T14:18:37",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/oegjk.org\/?p=12137"
    },
    "modified": "2025-10-27T15:20:47",
    "modified_gmt": "2025-10-27T14:20:47",
    "slug": "nese-nuk-flasim-me-gjuhen-e-investitoreve-do-te-na-kaloje-treni-i-zhvillimit-thirrje-per-nje-kthese-serioze-ekonomike-ne-kosove",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "https:\/\/oegjk.org\/de\/nese-nuk-flasim-me-gjuhen-e-investitoreve-do-te-na-kaloje-treni-i-zhvillimit-thirrje-per-nje-kthese-serioze-ekonomike-ne-kosove\/",
    "title": {
        "rendered": "N\u00ebse nuk flasim me gjuh\u00ebn e investitor\u00ebve, do t\u00eb na kaloj\u00eb treni i zhvillimit \u2013 thirrje p\u00ebr nj\u00eb kthes\u00eb serioze ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p><strong>Besnik Vasolli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, Kosova po kalon nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it politik. Institucionet jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb formimit, partit\u00eb jan\u00eb n\u00eb pazare, e qytetar\u00ebt, si zakonisht, jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb rezultateve q\u00eb vonohen. Por, &nbsp;nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne presim, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: investitor\u00ebt nuk presin. \u00c7do muaj pa stabilitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj i humbur p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. Nj\u00eb vend q\u00eb nuk funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parashikueshme, q\u00eb nuk ofron siguri politike dhe institucionale, nuk \u00ebsht\u00eb vend ku nj\u00eb investitor d\u00ebshiron ta vendos\u00eb kapitalin dhe t\u00eb ardhmen e kompanis\u00eb s\u00eb tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pasiguria p\u00ebr investitor\u00ebt \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr: liberalizimi i tregut t\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb ta krijonte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe konkurruese, ai u shoq\u00ebrua me munges\u00eb p\u00ebrgatitjeje dhe pa qart\u00ebsi p\u00ebr konsumator\u00ebt e m\u00ebdhenj e posa\u00e7\u00ebrisht ata industrial\u00eb.&nbsp;<br>Kompanit\u00eb e m\u00ebdha sot nuk e din\u00eb sa do ta paguajn\u00eb rrym\u00ebn muajin tjet\u00ebr e n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb till\u00eb, askush nuk b\u00ebn investime serioze. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb sinjalet q\u00eb Kosova po i d\u00ebrgon gabimisht n\u00eb drejtim t\u00eb atyre, q\u00eb mund t\u00eb sillnin zhvillim, pun\u00ebsim dhe rritje ekonomike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond t\u00eb pasigurt, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb t\u00eb ndalemi, t\u00eb reflektojm\u00eb dhe t\u00eb marrim masa serioze p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr dhe p\u00ebr t\u2019i mbajtur investitor\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb, por a \u00ebsht\u00eb Kosova pjes\u00eb e saj?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova po p\u00ebrballet me paqart\u00ebsi politike dhe vendime t\u00eb brishta ekonomike, vendet e tjera t\u00eb rajonit jan\u00eb duke ecur p\u00ebrpara. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria po nd\u00ebrtojn\u00eb strategji aktive p\u00ebr t\u00eb joshur investitor\u00eb: nga leht\u00ebsirat tatimore dhe subvencionet direkte, deri te p\u00ebrkujdesja institucionale p\u00ebr \u00e7do investim t\u00eb ri. Kosov\u00ebs, l\u00ebre q\u00eb i mungon nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr investime, por, p\u00ebr momentin, s\u2019ka as institucione. Agjencit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ofrojn\u00eb ndihm\u00eb, duhet t\u00eb forcohen m\u00eb tutje dhe t\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb funksionale, t\u2019i l\u00ebm\u00eb inatet anash e t\u00eb veprojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb sakrifikuar. Sepse, p\u00ebrpos q\u00eb investitori ballafaqohet me pasiguri ligjore, munges\u00eb informacioni dhe burokraci q\u00eb shpesh mbetet pa p\u00ebrgjigje, tash nuk e ka t\u00eb qart\u00eb se kur do t\u00eb funksionalizohen institucionet paszgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sfid\u00eb t\u00eb ngjashme ka edhe diaspora jon\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, \u00e7far\u00eb realisht ofrojm\u00eb p\u00ebr diaspor\u00ebn ton\u00eb? Fatkeq\u00ebsisht, shum\u00eb pak. Diaspora kosovare, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb suksesshmet n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset komb\u00ebtar i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Jan\u00eb me mij\u00ebra profesionist\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs e investitor\u00eb potencial\u00eb, q\u00eb kan\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb zhvillimin e vendit. Por, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb qasjeje t\u00eb mirorganizuar dhe mb\u00ebshtet\u00ebse, ata p\u00ebrballen me t\u00eb nj\u00ebjtat barriera si \u00e7do investitor tjet\u00ebr: shpesh me paqart\u00ebsi, munges\u00eb asistence dhe trajtim formal pa p\u00ebrmbajtje.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dy dekadat e fundit shum\u00eb prej tyre kan\u00eb ardhur me ide dhe kapital, por jan\u00eb kthyer mbrapsht t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb lodhur nga mosfunksionimi i institucioneve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb po na ik\u00ebn nga duart dhe q\u00eb nuk mund ta injorojm\u00eb m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova? &nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tri shtylla p\u00ebr nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>1. Krijimi i nj\u00eb oferte konkrete p\u00ebr investitor\u00ebt &#8211; Kosova duhet t\u2019i identifikoj\u00eb qart\u00eb sektor\u00ebt prioritar\u00eb, si energjia e rip\u00ebrt\u00ebrishme, teknologjia informative, bujq\u00ebsia, turizmi dhe p\u00ebrpunimi industrial, dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb projekt-ide t\u00eb gatshme p\u00ebr investim. K\u00ebto duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me pako t\u00eb strukturuara, &nbsp;q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb leht\u00ebsira fiskale, mb\u00ebshtetje teknike dhe qasje n\u00eb infrastruktur\u00eb.&nbsp;<br>2. Krijimi i nj\u00eb \u201cone-stop-shop\u201d real dhe funksional p\u00ebr investitor\u00ebt &#8211; Duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb unike kontakti, ku \u00e7do investitor, i huaj, vendas apo nga diaspora, gjen informacion, ndihm\u00eb dhe p\u00ebrkrahje gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb investimit. Kjo k\u00ebrkon p\u00ebrkrahje, forcim dhe profesionalizim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb KIESA-s, si dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me komunat dhe institucionet e tjera relevante.&nbsp;<br>3. Siguri, stabilitet dhe sundim t\u00eb ligjit &#8211; Asnj\u00eb investim nuk ndodh n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb paparashikuesh\u00ebm. Kosova duhet ta ofroj\u00eb nj\u00eb sistem ku rregullat zbatohen, kontratat respektohen dhe investitori nuk ndihet i pambrojtur p\u00ebrball\u00eb institucionit apo operator\u00ebve dominues n\u00eb treg. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr ta fituar besimin e kapitalit, posa\u00e7\u00ebrisht atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfundimit: ose mbledhim mend e veprojm\u00eb tani, ose mbesim prapa p\u00ebrgjithmon\u00eb &#8211; Kosova nuk e ka luksin t\u00eb humbas\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Investimet jan\u00eb oksigjeni i ekonomis\u00eb, dhe pa to nuk ka as zhvillim, as pun\u00ebsim, as t\u00eb ardhme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb. Ka vet\u00ebm lajme t\u00eb k\u00ebqija. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr ta par\u00eb investitorin si partner, jo si barr\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb japim sinjale t\u00eb qarta, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb besim dhe t\u00eb flasim me gjuh\u00ebn e kapitalit, ideve dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb ndersh\u00ebm. Sepse, n\u00ebse nuk i themi bot\u00ebs q\u00eb jemi gati me vepra, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, bota do t\u00eb vazhdoj\u00eb pa ne.<\/p>\n\n\n\n<p>(<em><strong>Ky artikull \u00ebshtE publikuar edhe n\u00eb koha.net)\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Besnik Vasolli Pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, Kosova po kalon nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it politik. Institucionet jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb formimit, partit\u00eb jan\u00eb n\u00eb pazare, e qytetar\u00ebt, si zakonisht, jan\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 1,
    "featured_media": 0,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "open",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        112
    ],
    "tags": [],
    "class_list": [
        "post-12137",
        "post",
        "type-post",
        "status-publish",
        "format-standard",
        "hentry",
        "category-nachrichten"
    ],
    "aioseo_notices": [],
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12137",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12137"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 2,
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12137\/revisions"
            }
        ],
        "predecessor-version": [
            {
                "id": 12141,
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12137\/revisions\/12141"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12137"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12137"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/oegjk.org\/de\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12137"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}