Me datën 6.10.2020, bashkë me Ministrin Ramë Likaj (MASHT), Muhamet Idrizi (Oda e.V. Hamburg/Gjermani),
Ilir Seferin (Besa Foundation/Gjermani) dhe Hysni Ymeri (Meister Training Center / Kosovë) folëm për
“Parandalimin e migrimit të (pa)rregullt përmes rritjes së punësimit të të rinjve në Kosovë”. Fokusi i bisedës ishte te reformimi i sistemit të edukimit profesional, si një nga mundësitë për aftësimin e të rinjëve konform kërkesave të tregut të punës, ashtu që të rritet punësimi i të rinjve. Në veçanti u diskutua dhe për involvimin e nevojshëm nga bashkëatdhetarët tanë nga Gjermania, që t’i ndajnë përvojat për implementimin e elementeve të sistemit dual në sistemin e aftësimit dhe edukimit profesional në Kosovë.
Diskutimi u zhvillua si event hibrid (me pjesëmarrës në prezencë dhe video-lidhje nga Gjermania), nën rregullën Chatham House Rule.
Tryeza u organizua në kuadër të RECONNECT, që është projekt i OEGJK-së dhe përkrahet nga Qeveria Gjermane përmes DIMAK/GIZ.