Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), publikoi Studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve”.   Studimi është realizuar nga ekspertët e German Economic Team në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe REX Consulting.   Ky studim ofron propozime për reforma në përmirësimin e klimës së të bërit biznesit në Kosovë, nga këndvështrimi i bizneseve…

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me UN Women Kosova

    Sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe UN Women Kosova.   Znj. Nora Hasani, Drejtoreshë Ekzekutive e OEGJK-së dhe znj. Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë theksuan se përmes këtij memorandumi synohet forcimi i kapaciteteve të OEGJK-së për të promovuar barazinë gjinore…

 

Në kuadër të Green and Digital Week, u publikua analiza e hartuar në bashkëpunim të OEGJK-së me Institutin Riinvest, EBRD dhe Pro Credit Bank.

 

Raporti flet për rritjen e kapaciteteve konkurruese përmes digjitalizimit të proceseve të biznesit në Kosovë dhe mënyrat se si do të duhet lehtësuar dhe avancuar politikat dhe veprimet drejt digjitalizimit të proceseve të biznesit për komunitetin e NVM-ve në Kosovë.

Për të lexuar analizën klikoni këtu (vetëm në gjuhën anglze):

Digital capacities on manufacturing sector in Kosovo

 

 

Green and Digital Week – Agjenda

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizon edicionin e parë të “Green and Digital Week” nga data 12-16 shtator 2022, në Prishtinë.

Pjesëmarrja në të gjitha eventet është pa pagesë dhe përfshin program 4-ditor, me fokus në temat e digjitalizimit të ndërmarrjeve dhe shërbimeve, si dhe potencialit të energjisë së ripërtëritshme.

Gjatë kësaj jave OEGJK do të publikojë tri studime.  

Kush mund të marrë pjesë? Anëtarë të OEGJK-së, përfaqësues të sektorit publik dhe privat.

Në eventet që do të mbahen nga 12-16 shtator 2022 –  i ftojmë që të marrin pjesë në veçanti studentët dhe anëtarët e organizatave rinore.

Potenciali i Burimeve të vogla të Ripërtëritshme të Energjisë në aspektin e tranzicionit energjetik në Kosovë

KDWV-OEGJK dhe GETGREENPOWER Green Energy Technologies kanë kënaqësinë të ndajnë me ju raportin:   Potenciali i Burimeve të vogla të Ripërtëritshme të Energjisë në aspektin e tranzicionit energjetik në Kosovë       Ky raport ka të bëj me tranzicionin energjetik në Kosovë që ka për qëllim dekarbonizimin e sektorit të enërgjisë në zero karbon…

Raport i anketimit për klimën e biznesit dhe investimeve në Kosovë 2021

Raport i anketimit për klimën e biznesit dhe investimeve në Kosovë 2021 Rezultatet e sondazhit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Situata ekonomike, pritshmëritë dhe klima e të bërit biznes në Kosovë   Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) publikoi anketën e saj të 7-të për klimën e të bërit biznes dhe të investimeve në Kosovë. Ky sondazh përmban…