Anëtari i OEGJK-së Cacttus nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me fakultetin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike-FIEK. Qëllimi i kësaj marrëveshje është angazhimi i studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në punë praktike në CACTTUS. Përveç kësaj marrëveshje CACTTUS bashkëpunon edhe me Cacttus Education duke iu dhënë mundësi studentëve të talentuar të praktikojnë njohuritë teorike në punë praktike si dhe duke ju mundësuar punësim në CACTTUS.