Raportimet mediale për gjendjen e rëndë sociale të familjës Krasniqi nga Peja, kanë bërë që edhe Oda Ekonomike Gjermano Kosovare të ofroj ndihmën e saj.

Menjëhërë pas ftesës së bërë nga OEGjK, kanë reaguar disa nga kompanitë anëtare, për të mbledhur mjete financiare në ndihmë familjes së Teuta Krasniqit, një nëne që në kushte shumë të rënda ekonomike, rritë e vetme 5 fëmijët e saj të vegjël.

Nga aksioni i ndërmarrë, benda pak ditësh antarët e OEGJK-së kanë grumbulluar mjete në shumën prej 1,250 euro të cilat i janë dorëzuar, tashmë në banesën e saj të re, zonjës Teuta Krasniqi.

OEGjK, falënderon përzemërsisht anëtarët kontribues në këtë aksion humaniteti: Kompaninë “Eco Trade” me pronar z. Mehdi Zhugolli (500 euro); Kliniken dentare “PrdoDent” me pronar dr. Agim Prokshaj (500 euro); Ndërmarrjen “Euorbesi” me pronar z. Sadik Krapi (100 euro), ndërmarrjen “Krapi-Com” të z. Faik Krapi (100 euro), si dhe stafi i ngushtë i OEGjK-së (50 euro).

Gatishmëria për të ndihmuar këtë familje nga anëtarët tonë, ishte shumë e madhe, madje njëri nga ta, kishte shprehë vullnetin që t’i siguroj objektin e banimit familjës Krasniqi, por reagimi i shpejtë i qytetarëve të shumtë nga e gjithë Kosova, ka bërë që kësaj familjeje t’i sigurohet vendbanimi i përhershëm.

Duhet theksuar se afati i shkurtër kohor për mbledhjen e ndihmës, ka bërë që disa anëtarë tonë të respektuar të mos kenë pas mundsinë e derdhjës së mjeteve në xhirollogarinë e OEGjK-së, përkundër vullnetit të tyre, ndër to Kolegji “ISPE” dhe “Hasi SH.P.K”, ky i fundit ka shprehë gadishmërinë të ndihmoj me material ndërtimor.

Me këtë rast edhe një herë dëshirojmë t’i falenderojmë anëtarët tonë të respektuar për reagimin e tyre të shpejtë.