Pse të anëtarësoheni?
OEGJK përpiqet që gjithmonë të sjellë informacione sa më aktuale në shërbim për anëtarët e saj, në veçanti, në lidhje me ekonominë/tregun, duke mundësuar krijimin e një komunikimi të ndërsjellë ndërmjet ndërmarrjeve e institucioneve, me të vetmin qëllim që të krijohen korporata të përbashkëta gjermano-kosovare.
OEGJK-ja ka të hapur portën për të gjitha ndërmarrjet Kosovare e Gjermane, të çfarëdo profili. Mundëson informimin e ofron sqarime në lidhje me investimet e mundshme, e në mënyre të drejtpërdrejtë sqaron gjasat e suksesit si në tregun kosovar po edhe në atë gjerman.