Përfitimet e anëtarëve

 

OEGJK është e përkushtuar në vazhdimësi t’u ofroj anëtarëve të saj informata për tregun, t’i afroj bizneset mes vete, të krijoj mundësi komunikimi, ta shtrijë edhe më gjerë bashkëpunimin mes bizneseve gjermane dhe kosovare. Gjithashtu, OEGJK është në dispozicion të të gjitha bizneseve kosovare apo gjermane, për t´i informuar ato me situatën dhe mundësitë reale për të qenë pjesë e tregut afarist në Kosovë apo në Gjermani.

OEGJK, ofron njerëz, krijon platforma për shkëmbime të ndërsjella, krijon kontakte dhe mundësi të të bërit biznes.

Njihuni me aktivitetet tona për zgjerimin e rrjetit Tuaj!

Krijoni kontakte me anëtarë të tjerë, miq dhe partnerë të OEGJK-së, si dhe zgjeroni kontaktet tuaja me klientët potencialë!

Krijoni kontakte me anëtarë të tjerë, miq dhe partnerë të OEGJK-së, si dhe zgjeroni kontaktet tuaja me klientët potencialë!

Prezantimi i sipërmarrjes Tuaj, duke rritur mundësinë e krijimit të klientëve të ri

Në buletinin informativ të OEGJK-së

Në Flyer dhe Broshurën tonë

Regjistrimi në listën online të anëtarëve në rajon

Mundësi e krijimit të banerit në faqen tonë të internetit, publikimet e njoftimeve në mediat e shkruara

Krijuar për të nxitur marrëdhëniet tregtare mes  Kosovës dhe Gjermanisë

Shërbimet e ofruara janë fleksible dhe i përshtaten nevojave tuaja

Qasje në informata të veçanta

Ndodhitë e fundit në organizatat tona partnere, si dhe lajmet më specifike në ekonomi.

Vetëm me njohuri të natyrës specifike të çdo tregu, mund të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta.

Informacionet e rëndësishme të kontakteve me anëtarët tonë dhe përkatësinë e sektorëve.

Ne së bashku me rrjetin tonë gjithashtu mund t´ju ndihmojmë në planet tuaja për të vendosur kontakte me kompani gjermane.

Ne informojmë anëtarë tonë për zhvillimet më të reja në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare si dhe vëmë në dispozicion informacione të posaçme në të cilat bëjnë pjesë:

Nëse bëheni anëtarë ju do të bëheni pjesë e bazës tonë të të dhënave si dhe ju ofrohet qasje e lirë në listën e anëtarëve të OEGJK – së.

Për informata rreth anëtarësimit lexoni këtu: Anëtarësimi