
Ambasadori Rohde, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kryetarin e Suharekës Muharremaj dhe Drejtoreshën Menaxhuese të OEGJK-së, vizituan fabrikën e dritareve “Hazrolli Group” në Suharekë.
Hazrolli Group është anëtar Premium i OEGJK-së dhe është një investim i madh i diasporës së Kosovës nga Gjermania.
Prodhimi filloi në shkurt 2021 dhe tashmë punëson 30 punonjës. Produkt “Made in Kosova” eksportohet në Gjermani.