Sektori i industrisë e tekstilit

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Nën sektori i “Prodhimit të tekstilit” ka potencial për rritje të punësimit, të qarkullimit dhe rritjes së eksporteve. Në Kosovë aktualisht janë 173 ndërmarrje private të angazhuara në prodhimin e tekstilit, pjesa më e madhe e tyre janë prodhues të produkteve përfundimtare. Prodhimet e tekstilit nga Kosova, më së tepërmi janë eksportuar në vendet e BE-së dhe në Vendet e CEFTA-së. 

Nën sektori i “Prodhimit të tekstilit” në punësim merr pjesë me 2.05 %, në numër të ndërmarrjeve me 2.89% dhe në qarkullim vjetor me 1.08%. Në eksportin e përgjithshëm, prodhimi i tekstilit, merr pjesë me 3.0%; në importin e përgjithshëm, prodhimi i tekstilit, merr pjesë me 2.14%. Në vitin 2021, ndryshimi te nën sektori i tekstilit, është si në vijim: në numrin e ndërmarrjeve -1.7%, në punësim 0.87%, në qarkullim 35.32%, në eksport 26.05% dhe në import 50.59%, krahasuar me vitin 2020. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e tekstilit të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë: 

https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË