Sektori i industrisë e produkteve kimike

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Industria kimike është një nga degët e rëndësishme të ekonomisë moderne dhe produktet saj përdoren në sektorë tjerë të ekonomisë, siç është bujqësia, prodhimi, ndërtimi dhe shërbimet. 

Sipas “Profili i Industrisë Kimike, 2019/MTI”, Një e pesta e kompanive furnizohen me lëndë të parë nga tregtarët vendorë, ndërkaq pothuajse 13% e tyre furnizohen drejtpërdrejti nga prodhues të huaj. Përveç kësaj, 25% e kompanive kanë deklaruar që përdorin lëndë të parë dhe produkte të ndërmjetme të prodhuara në vend dhe po ashtu të importuara. Në fund, vetëm 10% e kompanive mbështeten në furnizime vendore, nga prodhimi vetjak apo furnizuesit tjerë vendor. 

Nën sektori i “Prodhimit të Produkteve Kimike”, në punësim merr pjesë me 2.39%, në numër të ndërmarrjeve me 2.11% dhe në qarkullim vjetor me 2.76%. Në eksportin e përgjithshëm Prodhimi i Produkteve Kimike, merr pjesë me 2.89%, ndërsa në importin e përgjithshëm Prodhimi i Produkteve Kimike, merr pjesë me 7.85%. 

Në vitin 2021, ndryshimi te nën sektori i produkteve kimike, në pesë treguesit e analizuar ka shënuar rritje në: numrin e ndërmarrjeve 10.53%, punësim 24.15%, qarkullim 73.28%, eksport 11.24% dhe në import 43.01%, krahasuar me vitin 2020. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e produkteve kimike të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë: 

https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf 

 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË