Vizita nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Të shtunën, drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, bashkë me Fadil Hoxhën, anëtar bordi dhe Jan-Axel Voss, zëvendës-ambasadorin gjerman, pritën në vizitë Kryesinë e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane. Delegacioni nga Gjermania u kryesua nga Nazmi Viqa.

OEGJK ka bashkëpunim shumëvjeçar me Unionin, dhe i gëzohemi intensifikimit të bashkëpunimit gjatë muajve në vijim!