OEGJK shpalos 12 propozimet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Gjermaninë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare beson se këto zgjedhje ofrojnë një mundësi të mirë përtë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë.

Gjermania ka qënë miku ynë para dhe pas shpalljes së pavarësisë, është investitori nr 1 në Kosovë, partneri kryesor tregtar, dhe donatatori më i madh bilateral, si dhe shteti me grupin më të madh të diasporës kosovare.

Për t’i forcuar lidhjet tona ekonomike me Gjermaninë akoma më shumë, OEGJK propozon dymbëdhjetë hapa, për shqyrtim nga partitë politike në Kosovë dhe për fituesit e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2021.